Një sallatë e shëndetshme mund të shërbejë si shtesë në pjatën kryesore për shkak të përbërësve të saj të ndryshëm
Përbërësit:
– 2 vezë;
– 250 g shpargull (të prerë në copa të vogla);
– kripë;
– ¼ e gotës me ullinj;
– vaj;
– 2 lugë gjelle uthull vere;
– 3 lugë parmezan të integruar;
– 2 lugë majdanoz të grirë;
– ¼ e një luge të vogël piper i zi;
– 350 ml qiqra të konservuara (shpëlaj dhe thaj);
– 1 filxhan rrepkë të prerë hollë;
– 1/2 qepë të kuqe të grirë;
– 8 gjethe të mëdha sallate.
Përgatitja:
Zieni vezët dhe vendosini në ujë të ftohtë (5 minuta) që të ftohen. Pastaj në një tenxhere të vogël vendosni shpargullin dhe kripë sa mund të kapini me gishta.
Gatuajini shpargullin derisa të jenë gjysmë të buta (rreth 2 minuta).
Në një enë mesatare, qitni vajin e ullirit, uthullën e verës, parmezanin, majdanozin, lëngun e limonit, piperin dhe pak kripë.
Përzieni të gjitha mirë dhe shtoni vezë të prera në feta. /TV Malisheva