Një grua është kapur nga kamerat e sigurisë duke hedhur mbeturina në trotuar në Prishtinë, saktësisht në rrugën ‘Gazmend Zajmi’.
Në faqen e Facebook’ut, ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, është publikuar një video ku aty shihet një grua duke hedhur një qese me mbeturina në trotuar.
Sipas faqes dhe komentuesve kjo nuk është hera e parë që kjo grua bën diçka të tillë. Ata madje kanë kërkuar që edhe të gjobitet për veprimin e bërë
Video është regjistruar nga kamerat e sigurisë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’.
Në tetor të vitit 2018, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte vendosur që kushdo që hedh mbeturina jashtë kontinjereve, dënohet me gjobë prej 20 deri 100 euro.
Atëkohë u vendosen edhe çmimet, për çdo hedhje të mbeturinave dhe varësisht se çfarë mbeturina janë.
Nëse dikush hedhë cigaren në rrugë ose në sipërfaqe publike dënohet me 20 euro.
Ata që hedhin mbeturina dhe ambalazhe të ndryshme 30 euro;
Hedhja mbeturina komunale jashtë kontejnerit për mbeturina komunale 40 euro;
Me gjobë do të ndëshkohen edhe personat që hedhin cigare apo mbeturina nga automjeti 50 euro;
Ndëshkohet personi i cili i hulumton, djeg, dëmton kontejnerët e mbeturinave komunale dhe u ndërron vendin e atyre 50 euro;
Do të ndëshkohet personi i cili hedhë çfarëdo lloj mbeturine nga ballkoni ose dritarja e objektit, hedhë mbeturina në pusetat për kanalizim 70 euro;
Ndëshkohet personi i cili hedhë mbeturina nga materialet ndërtimore jashtë vendeve ose kontejnerëve të caktuar, i cili hedhë mbeturina medicinale në sipërfaqe publike ose në natyrë ndëshkohet me 90 euro;
Ndëshkimi me vlerë më të lartë prej 100 euro do të jetë për hedhjen e mbeturinave në lumenj, përroska, liqene, sipërfaqe publike, natyrë, rrugë dhe djegia e mbeturinave në veçanti gomave, plastikës dhe vajrave si dhe djegia e mbeturinave ne ara te punueshme apo natyre.
Ndërkaq edhe Komuna e Prishtinës në maj të vitit 2019 kishte vendosur se kushdo që hedh mbeturina dhe ndot ambientin dënohet me gjobë deri në 90 euro./Tv Malisheva