Kylie Jenner vishet e tëra në të kuqe për të treguar barkun e saj që po rritet.
Ylli shtatzënë ndau fotot e reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet e veshur me një kostum të kuq të ndritshëm.
Ajo kombinoi stilin e veshjes, i cili përfshinte doreza dhe taka të kuqe, me një pallto në të njëjtën ngjyrë të ndezur, shkruan PageSix.
Ndërsa pamja e pronares së kozmetikës është një version i personalizuar i modeleve nga koleksioni “Pranverë/Verë 2022” i Richard Quinn, ai ka ngjashmëri të madhe me veshjet “Balenciaga” të motrës së saj, Kim Kardashian.
Nuk do të ishte hera e parë që Jenner në dukje mori inspirimi nga motra e saj.
Ajo mahnit me një kostum të tejdukshëm me dantella në Javën e Modës në New York në muajin shtator, duke pasqyruar pamjen e tejdukshme të dantellave që Kim kishte veshur gjatë shtatzënisë së saj në vitin 2015.
Ndërsa Jenner, 24 vjeç, e mbajti shtatzëninë e saj të parë të fshehur nga fansat, ajo këtë herë po tregon vazhdimisht këtë.
Në shtator, ajo konfirmoi ajo dhe Travis Scott ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë, duke zbuluar lajmin e madh përmes një video që ndau në Insagram.
Ndërsa ka sugjerime për gjininë e foshnjës së saj. Pavarësisht nga teoritë e shfrenuara të fansave , themeluesja e “Kylie Cosmetics” zbuloi muajin e kaluar se ajo nuk e din as vetë akoma.
Ndërkohë, ajo ka lansuar linjën e saj të përfolur “Kylie Baby”, e cila përmban katër produkte të “testuara dhe miratuara” nga vajza e saj trevjeçare, Stormi. /TV Malisheva