Është prej femrave më të përfolura nga mediat rozë dhe një nga modelet më të famshme shqiptare.
Kejvina Kthella ndonëse ka kohë që nuk e shohim në një projekt të ri televiziv nga ku edhe mori famë, ajo i shfrytëzon në maksimum rrjetet sociale duke sjellur fotosesione të ndryshme
Modelja e njohur ka sjellur fotosesionin e radhës ku shihet me një dukjen ekstravagante, në fustan të zi i cili ia vinte në pah asetet joshëse të trupit
Kejvina zbuloi se ky set i fotografive është shkrepur në Milano, ndërsa dukej në formë të shkëlqyer.