Një episod i rëndë ndodhi në lagjen San Lorenzo në Romë, disa njerëz njoftuan karabinierët për një erë të fortë që vinte nga një prej shtëpive në lagje.

Me të mbërritur në vend, efektivët bënë një zbulim makabër: në korridor, mes mbeturinave, gjetën trupin e një gruaje 80-vjeçare. E bija, një 43-vjeçare me probleme mendore, kishte lënë trupin e të moshuarës në shtëpi.

Fillimisht, 43-vjeçarja nuk donte t’i linte oficerët në shtëpinë e saj dhe vetëm pas një negociate të gjatë arritën ta bindin që t’i linte të kalonin. Pasi hynë në shtëpi, karabinierët gjetën kufomën e gruas së moshuar, nënës së gruas që u hapi derën, të shtrirë në korridor në mes të mbeturinave, sipas gjendjes së dekompozimit në të cilën ndodhej, vdekja e 80-vjeçares ka ndodhur kohë më parë.

 

/TV Malisheva

Share.