Trajnerja gjermane Imke Ubernhorst, bëri bujë me deklaratën e saj, teksa u shpreh pas një ndeshje për gazetarët se nuk ka nevojë që futbollistët të veshin tuta, pasi ajo e zgjedh ekipin sipas madhësisë së penisit.

E gjitha kjo në kudër të shakasë, ndërkohë që së fundmi, 31-vjeçarja ka marrë një titull tepër të veçantë. Shprehja e saj është zgjedhur si shprehja e vitit në futbollin gjerman.

Ubernhorst ka drejtuar nga dhjetori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019 ekipin e meshkujve të BV Klopenburg në Oberliga. Ky çmim jepet prej vitit 2006 nga Akademia Gjermane për Kulturën në Futboll dhe shoqërohet me një çek prej 5 mijë eurosh, që përdoret për qëllime bamirësie.

Vendi i dytë u fitua nga lojtari i Bajnernit, Leon Goreca, i cili u ishte përgjigjur komenteve raciste të tifozëve në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Serbisë në mars: “Unë jam një fëmijë i krahinës së Ruhr, ku ju i përgjigjeni pyetjes për kombësinë me Shalke, Dortmund ose Bokum”.

Share.