Lajmi i publikuar para disa ditësh në mediat angleze se sulmuesi koreno-jugor i Tottenham Hotspur Heung-Min Son duke marrë shkas nga ndalesa e kampionatit anglez do të kthehej në vendlindjen e tij Korenë e Jugut dhe në datën 20 prill do të niste shërbimin ushtarak pranë një baze marinsash në ishullin e Jeju, tashmë është zyrtarizuar edhe nga klubi i Tottenham.

Edhe pse Son fitoi medaljen e artë në Lojrat Aziatike me kombëtaren Olimpike të Koresë së Jugut duke i shpëtuar fillimisht shërbimit militar ushtarak, pasi rregulli e përcakton që sportistët që sjellin medalje të arta nuk e kryejnë ushtrinë, por Son gjatë kësaj periudhe do të kryejë thjeshtë një trajnim 1-mujor të cilit nuk i shpëtojnë dot as njerëzit e sportit.

Deklarata e klubit të Tottenham:

Klubi konfirmon se Heung-Min Son do të fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut këtë muaj.

Sulmuesi ka shkuar në atdhe në fund të marsit, ku aktualisht është në karantinë. Stafi ynë mjekësor është në kontakt të rregullt, pasi ai është në periudhë rikuperimi, pas thyerjes së krahut në fitoren 3-2 ndaj Aston Vila në 16 shkurt dhe vazhdon të stërvitet.

Son pati një operacion në krahun e tij në Korenë e Jugut, para se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar në fund të shkurtit për të vazhduar rehabilitimin e tij, para njoftimit fillestar të pezullimit të sezonit në Angli si rezultat i pandemisë COVID-19. Premier Liga njoftoi se sezoni 2019/20 do të kthehet vetëm kur është “e sigurt dhe e duhur” për ta bërë këtë dhe është nën shqyrtim të vazhdueshëm.

Son do të kthehet në Londër pas përfundimit të shërbimit të tij ushtarak në maj./ Tv Malisheva

Share.