Ka qenë lajmi i rikthimit të Ed Sheeran që ka bërë fansat të ‘tërbohen’.

Krijuesi i hitit “Shape of you” ka qenë i fokusuar kohëve të fundit më shumë në biznes se sa në muzikë, shkruan Mirror.

Sidoqoftë kësaj, ai ka zgjedhur që të përgatit një këngë të re për të gjithë admiruesit e muzikës së tij.

30-vjeçari është fotografuar ndërkohë gjatë xhirimeve të klipit, teksa mezi njihet se është ai.

Ed ka zgjedhur që si karakter të jetë një vampir, derisa për zgjedhje ka vendosur ngjyrën rozë.

Theksojmë se ditë më parë Sheeran solli spekulime se ka të gatshme edhe dy albume të tjera. /TV Malisheva

Share.