Numri i personave të shëruar në Komunën e Malishevës ka arritur në 71, pasi sonte përfundimisht janë shëruar edhe 11 raste që paraprakisht ishin të prekur me koronavirus.
Shërimi i 11 pacientëve është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi edhe në testin e dytë kanë rezultuar negativë.
Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, kanë uruar të shëruarit dhe kanë falënderuar qytetarët për kulturën e treguar gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar në mospërhapjen e virusit.
Edhe katër pacientëve aktivë, nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoti iu kanë dëshiruar shërim të shpejtë.
Komuna e Malishevës ka gjithsej 76 raste me COVID-19, 71 prej tyre janë shëruar, 4 raste janë aktive dhe një ka ndërruar jetë/TVMalisheva