Kosova U21 ditë më parë ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Tanimë lajmet e mira nuk kanë të ndalur për përzgjedhësin, Rafet Prekazi.
Pas rikthimit të Lirim Kastratit, Kosovës U21 i është kthyer edhe qendërmbrojtësi Arbenit Xhemajli.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva.
“Lirimi është rikthyer ndërsa Arbenit Xhemajli pritet që më vonë gjatë ditës ti bashkohet Kosovës U21”, tha Sojeva.
Kujtojmë që Xhemajli luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Gjibraltarit dhe pati një paraqitje fantastike që u veçua edhe nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës U21 zhvillohet me 15 tetor me fillim nga ora 19:00 në “Elbasan Arena”.