Edhe nxënësi 9 vjeçar nga fshati Shkozë i Malishevës, Melos Bytyçi bëhet pjesë e kanalit ndërkombëtar MyQuarantineLife.

Kjo është arritur pas bashkëpunimit me producentët ndërkombëtar z.Jan nga Hoalnda dhe znj. Aldana nga Argjentian, të cilët ishin edhe në intervistën e realizuar përmes Skype.

Melos Bytyçi është edhe pjesë e garës Video gara në kuadër të programit televiziv FLORINJTË-Tv Malisheva, ku edhe nga aty është vrejtur talenti i tij për piano, pasi që video e tij është pëlqyer dhe shpërndarë me qindra herë. Dhe kjo tani na bënë krenar, pasi që  Melosi në moshë mjaft të re po e promovon flamurin e shtetit të Kosovës në mesin e shumë shteteve të tjera.

Gjithashtu ftojmë të gjithë talentet e ri të bëhen pjesë e garës në programin FLORINJTË-Tv Malisheva i cili shfaqët nga e hëna në të premten duke filluar nga ora 10:00-11:00 në TV Malisheva./ Tv Malisheva

Share.