Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot drejtpërdejt nga pika shpërnadrëse e farës dhe plehut kimik për 549 bujq, u njoftua nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, për ecurinë punës e cila ka mbarvajtur sipas planifikimit dhe dinamikës që po vazhdon edhe në ditën e katërt të shpërndarjesë së farës dhe plehut kimik për mbjelljet vjeshtore.
Kryetari, Begaj para përfituesve tha: ”Kam gatishmërinë e qeverisë komunale, për përkrahje të vazhdueshme për të gjithë bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës, jo vetëm për mbjelljet vjeshtore, por do të ndihmoheni edhe për të gjitha degët e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë si dhe me pajisje të mjeteve të punës edhe në të ardhmen, sepse Malisheva është një rajon bujqësorë dhe vetëm me punë e përkushtim do ta rrisim mirëqenien tonë dhe zhvillimin ekonomik”. përfundoi Begaj.
Ky projekt financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.