Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar që të arrihet një konsensus ndërmjet gjitha grupeve parlamentare për çështjen e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet kjo nismë legjislative, Abazi dha disa propozime që sipas tij do të nxjerrtë vendin nga ngërçi për Trustin.
Abazi: Të gjendet një zgjidhje për Trustin
“Propozimi im me dashamirësi është nëse vërtet ia doni të mirën qytetarit, të tërhiqeni dhe gjitha grupet parlamentare të dalin me një zgjidhje. A është 10 për qindëshi tërheqje pa pagesë të tatimeve apo 30 për qindëshi i tërheqjeve të qytetarëve, meqë rast duhet të paguhen tatimet, pasi është tërheqje para kohe. A po është një modalitet i tretë brenda të cilit nuk ka humbës apo fitues, por ka zgjidhje për qytetarin, është çështje e një debati ku duhet të thirren edhe ekspertët për të ikur tutje”, tha ai./TV Malisheva