Sot në Komunën e Malishevës, një person është shëruar i cili ka qenë i prekur me covid-19.
Këto të dhëna të konfirmuar në evidencat e raportimeve dhe komunikimeve të rregullta të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri i rasteve pozitive me covid-19 në Malishevës, është 17 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë së covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 281 persona, prej tyre 240 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 17 persona.
Edhe sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse. “Jemi në një situatë ku rastet me covid-19 në vendin tonë po shënojnë rritje të vazhdueshme, prandaj kërkoj nga të gjithë pa dallim që të respektojnë masat mbrojtëse, me qëllimin e vetëm, për të ruajtur shëndetin. Nuk ka armë tjetër për luftimin e kësaj pandemie, prandaj të mbajmë maskat mbrojtëse, të mbajmë distancën sociale, të mos frekuentojmë vendet ku ka shumë njerëz”, ka thënë Berisha.