Regjistrohet edhe një rast me llojin e virusit indian në Maqedoni të Veriut. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 4 raste të reja, 1 viktimë dhe afër 70 të shëruar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se bëhet fjalë për rast të izoluar dhe gjendje të qëndrueshme shëndetësore e pacientit. I njëjti është duke u kuruar në njërën nga klinikat private.
“Kemi edhe një rast të ri më llojin indian të virusit Kovid-19 dhe i njëjti po kurohet në një klinikë pritave. Ekziston frikë gjithkund sa i përket virusit të llojit indian ose ndonjë mutacioni tjetër, gjë për të cilën diskutuam edhe në procesin Berlinit. Pasqyra epidemiologjike në rekomandon se nuk duhet masa shtrënguese të reja”, u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Lidhur me vaksinat, Filipçe pranon se procesi i imunizimit është ngadalësuar, por paralajmëron doza të reja të vaksinave në fund qershorit.
Më 28 qershor do të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer”. Një ditë para mund të ketë sasi të vaksinave “Sinovak”, ndërsa deri më 30 qershor do të arrijë edhe sasia e paraparë prej gjysmë milioni.
“Në fund të javës së ardhshme presim sasi të mëdha të vaksinave, që më pas të përshpejtohet procesi i vaksinimit. Në periudhën prej dy javësh të gjithë qytetarët që presin termin për vaksina, pra rreth 180 mijë do të marrin terminët e tyre dhe do të vaksinohen. Më pas do t’i hapim punktet për vaksinim vullnetar”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Pas vaksinimit të personave të paraqitur përmes sistemit vaksinacija.mk, gjatë muajit korrik pritet të nisë vaksinimi masiv përmes paraqitjes në vendngjarje. Ndërkohë pasqyra epidemiologjike në vend shkon drejt përmirësimit. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 4 raste të reja, 1 viktimë dhe afër 70 të shëruar. Numri i rasteve aktive është rreth 350, ndërsa kapacitetet spitalore në të gjithë vendin janë kthyer në normalitet të plotë./TV Malisheva