Lasse Schone është bërë lojtari i dytë i Genoas që rezulton pozitiv për COVID-19, duke e përjashtuar atë nga udhëtimi i mbrëmjes së sotme në Napoli në Serie A.

Genoa tashmë kishte humbur portierin Mattia Perin, i cili u diagnostikua me virusin dje.

Tani, një raund i dytë i testeve konfirmoi se Schone gjithashtu rezultoi pozitiv dhe ai nuk ka udhëtuar në ‘San Paolo’.

Sidoqoftë, pjesa tjetër e skuadrës doli negativ dhe kanë udhëtuar normalisht.

Genoa qëndroi mbrëmë në një hotel për t’u siguruar se nuk do të ketë lojtarë tjerë të infektuar.

Share.