Siç raportojnë mediet e afërta me Standard Liege, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës po kërkohet edhe nga Fiorentina.
Emri i Vojvodës ka disa ditë që ka qenë pjesë e medieve për një kalim në Itali, ku përmendej edhe skuadra e Lazios dhe Torinos.
Vojvoda 25 vjeçar, i është bashkuar Standard Liege në vitin 2019 nga Mouscorn, dhe në 24 paraqitje ka shënuar një gol.
Vlera e Vojvodës në ‘Transfermarkt’ është dy milionë euro, shumë që përafërisht edhe Fiorentina do të jetë në gjendje të paguajë./Tv Malisheva