Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka marrë mbështetje nga shoku i skuadrës, Sokratis Papastathopoulos, i cili thotë se reprezentuesi zviceran po e meriton rolin.

Trajneri i ‘Topçinjve’ Unai Emery më parë ka favorizuar që shiriti i kapitenit të ishte rotacion, por pas një votimi mes skuadrës, Xhaka ishte njeriu i zgjedhur për të marrë përgjegjësinë mbi një bazë të përhershme, përcjell lajmi.net.

Ai e ka nisur mjaft keq, duke u kritikuar nga shumica e tifozëve në rrjetet sociale.

“Graniti ka qenë këtu për shumë vite, kështu që nuk gjej një arsye pse ai të mos jetë kapiten”, tha Sokratis për Evening Standard.

Share.