Në 24 orët e fundit, sa i përket situatës me covid-19, kanë qenë të qeta për Komunën e Malishevës, pasi nuk është regjistruar asnjë rast i ri dhe gjendja mbetet e njëjtë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga rasti i parë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1105 raste, prej tyre 1023 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 30 persona./TV Malisheva

Share.