Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet sot me sekretarin e Shtetit Antony Blinken në orën 17:30 në Bruksel, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.

Blinken ndodhet në Evropë për të shoqëruar presidentin e SHBA-së, Joe Biden gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe, Belgjikë dhe Zvicër.

Sekretari i Shtetit do të shoqërojë presidentin Bidenin edhe në samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE më 15 qershor. Ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin, një ditë më vonë në Gjenevë.

Takimi Rama-Blinken mbahet pak kohë pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit. Ky i fundit deri më tash ka shpallur non grata katër figura publike shqiptare./A2/TV Malisheva

Share.