Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka treguar për bisedën që ka pasur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Rama ka thënë se Zelensky e ka falënderuar atë për të gjithë veprimet që Shqipëria ka ndërmarrë nëmbështetje të Ukrainës.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka treguar se në këtë bisedë është përmendur edhe Kosova.
Kjo e fundit, nga Rama është përmendur si vendi i cili ka ofruar solidaritet ndaj presidentit dhe popullit ukrainas.
Ai ka thënë se “I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, ka shkruar Rama në Facebook.
/TV Malisheva