Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se një tjetër investim i rëndësishëm është projekti i satelitëve.
Kryeministri tha se sateliti i parë do të jetë në dispozicion 24 orë për institucionet përkatëse dhe policia do të ketë të dhëna në kohë reale 24/7, duke filluar nga muaji mars
Rama thotë më tej se policia do të ketë të dhëna në kohë reale për shkeljet në terren, për ndërtimet pa leje apo edhe ndotjen e mjedisit.
“Gjithçka do të kaloj te një sy tjetër që është lart, që nuk ka kushërinj, miq, parti, asnjë lidhje emocionale por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve”, thotë më tej Rama.
Kreu i qeverisë thotë se është e patolerueshme që policia të vijojë të mbylli sytë para ndërtimeve pa leje apo prerjes së pyjeve dhe se kjo gjë duhet të marrë fund./tch/TV Malisheva