”Ai bëri betimin në praninë e Familjes miqve dhe shumë udheqsve te qytetit, te County(Komunes) dhe Shtetit te Texasit. Jemi shumë te lumtur se ëndrra e ti gradualisht po bëhet realitet’’ kishte shkruar Smajli.
Edmondi është nga Klina dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.
Postimi i tij i plotë
Një ditë madheshtore për familjen tonë!
Edmondi qe nga dje është edhe zyrtarisht Oficer (Second Lieutenant in US Air Force) në Air Forcen Americane.
Ai bëri betimin në praninë e Familjes miqve dhe shumë udheqsve te qytetit, te County( Komunes) dhe Shtetit te Texasit.
Jemi shumë te lumtur se ëndrra e ti gradualisht po bëhet realitet.
Kurse për familjen është ndjen qe sa do pak i kthejm borxhin keti vendi te bekuar qe bëri aq shumë për popllin Shqiptar.