Shatori muaj i fillimit të vitit shkollor, muaj që na bënë të mendojmë se afër një million qytetarë të Republikës së Kosovës janë të lidhur me sferën (fushën e edukimit ). Të flasësh për këtë fushë është obligim dhe përgjegjësi sepse edukimi është mekanizmi që ndryshon shoqërinë, edukimi është strumbullar i tërë mirëqenies sonë socio- ekonomike .
Po që është në krizë edukimi nuk dyshon askush, krizën më të madhe më duket që e ka shoqëria jonë këtë e them se sa vend zë faktorizimi edukimit në në shoqërinë tonë .
Shumica do të drejtojnë shigjetat nga organet drejtuese të edukimit, shumica do drejtojnë shigjetat nga strukturat e larta shtetërore, që edhe ne do të pajtohem që kanë rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e perfomances së edukimit në vend .
Këtu do të ndalem në disa mekanizma që do ndikonin të ngritet përgjegjësia në të gjitha organet drejtuese të kësaj fushe do të përpiqem që sa jemi në gjendje si shoqëri të ngrisim vetëdijën tonë për edukimin .
SHKOLLA – fatekqësia më e madhe se ende në shoqërinë tonë shkolla identifikohet me godinën apo muret që e rrethojnë .E kjo është vetëm njëra nga tetë fushat e cilësisë . Ku janë fushat tjera të cilësisë kur do identifikohet shkolla me të gjitha këto fusha ? .
Kur do kuptojmë se shkolla nuk është vatër e militantëve partiakë, që shkolla nuk është ent social, apo i punësuari të mos llogaritë shkollën “rrisk “
MËSIMDHËNSI – shtresa e parafundit apo mos të them e fundit e shoqërisë, nuk ka vend më për fjalë romantike apo himnizime për këtë kategori.
Çfarë po bëjnë si po veprojnë sa po ngrisin punën e tyre në edukimin e brezave. E vetmja kategori apo armatë(mbi 20 000) që identifikohen me 100% të shkolluar, sa janë në gjendje të mobilizohen , sa janë në gjendje të ngrisin prestigjin e tyre në shoqëri mbetet për të u dëshiruar ??
KOHA – deri sa edhe bujqëve nëpër tokat e tyre iu ka imponuar të ndërrojnë mjetet dhe mekanizmat e tyre, e mos të flasim për fushën e edukimit sa ndryshim është dashur të ketë? , Sa po jemi të përgatitur të ndjekim kët kohë të teknologjisë e mos të flasim për të ecur përkrah saj ?
PRINDËRIT – ah ,prindërit sa po bëjnë për fëmijët e tyre, sa herë i kemi parë të oraganizuar, duke protestaur duke bojkutar për cilësin e edukimit të fëmijëve të tyre, mbetet shumë për të dëshiruar, O zot ruaju fëmijët e tyre !
MEDIAT – sa ndikojnë mediat në zhvillimin e shoqërisë e dijmë të gjithë, sa janë të rëndsishme mediat në edukimin e shoqërisë e dijmë të gjithë, sa po i kushtojnë rëndësi mediat edukimit është për të na ardhur turp ?
Sa vend hapësirë po zënë edukimi në media, është për t`u irrituar, shiqoni mediat elektronike, nuk ka emision nuk ka minutazh për afër një million njerëz, që janë të lidhur me edukim. Sa ekspert të fushës së edukimit janë të punësuar nëpër këto media ? Sa debate po shohim në këtë drejtim ? Sa mësimdhënës, nxënës të sukseshëm po shohim në media tona , Sa hulumtime po bëhen nga mediat nëpër shkolla ? Sa faqe të gazetave iu kushtojnë edukimit ? Sa skedar në portale janë të fushës së arsimit ?
Sa suksese, talent , apo probleme kanë nxjerrë në dritë ?
Më kujtohet si sot kur isha nxënës i shkollës fillore , në orën e parë flisnim për hitet e këngëve serbe, flisnim për :Gjej Ramadanovskin, Dragana Mirkoviqin ,Lepa Brenën e shumë të tjerë .Sepse ishte i vetmi Tv, që shihnim, e tani kemi me dhjetra mediume elektronike me dhjetra mediume të shtypura me qindra portale elektronike, Cfarë po na ofrojnë këto si shoqëri ?
A më shumë po na ofrojnë edukim apo prapanicën e Kim Kardishanit ????
E sot cilat janë temat e debatit të fëmijëve (tanë) gjykoni vetë.
Bëni një anketë se sa klikime merrë Zogu i Tunës e sa merrë një ekspert i edukimit ?
Hulumtoni dhe do të vertetoni sa cfarë përqindje zënë kjo e fundit, hulumtoni dhe shikoni se cfarë përqindje zënë në kohën më të shikuar filmat turko , latin ? Hulumtoni dhe shikoni sa vend zënë një dasm e një këngëtare apo mbetja shtatëzën e një “ylli “ I skenës vendore apo holivudiane ne krahasim me fushën e edukimit .
Hulumtoni, shikoni dhe krahasoni pseudo analistët politik sa kohë marrin në krahasim me njohësit e edukimit ? Po cka iu intereson fëmijëve tanë se çfarë flasin këta , Berata , Ahmeta , e Batona ,
Hulumtoni dhe shikoni cka postojnë dhe si postojnë në postimet e tyre të përzgjedhurit e poullit , (deputetet ) .dhe mediat mezi presin të publikojnë në hapësirat e tyre mediale ?
E dhimbëshme !
SHOQËRIA CIVILE (OJQ) , – sa po po bëjnë për edukimin sa debate po ngrisin për edukim, sa ekspert të arsimit janë të kyqur në këto shoqëri ?
Sa hulumtime po bëhen nga këto shoqëri në fushën e arsimit ?
Mbetet për të dëshiruar .
Kur i marrim parasyesh keto dhe rrethanat tjera na bënë të mendojmë se kah po shkojmë si shoqëri ?
Po të kishin vepruar të gjithë këta mekanizma të shoqërisë a mendoni se do të ishim në këtë krizë dhe në fund mbetem në dilemën se cila krizë është më e thellë dhe cila mund të nxjerrë tjetrën nga kolapsi shoqëria apo edukimi ?

Share.