Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht dinamike, me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta për shkak të prezences së masave të ajrit nga drejtimi i verilindjes.

/TV Malisheva

Share.