Ekipi i Kosovës është nisur sot drejt Kinshasas së Republikës Demokratike të Kongos, ku atje do të garojë në Lojërat Frankofone.

Lojërat Frankofone do të zhvillohen nga data 28 korrik e deri më 8 gusht, ndërsa nga ekipi i Kosovës marrin pjesë gjashtë sportistë nga sportet e atletikës, xhudos dhe pingpongut.

Atletikën e përfaqësojnë Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, xhudon, Dardan Cena e Shpati Zekaj, ndërsa pingpongun, Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti.

Shef i misionit është Fitim Arifi, kurse përgjegjëse e delegacionit është Afërdita Fazlija.

Për Kosovën ky do të jetë edicioni i dytë i pjesëmarrjes në Lojërat Frankofone, pas debutimit në Abixhan 2017 të Bregut të Fildishtë, ku edhe fitoi dy medalje të arta përmes xhudistëve Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi.

/TV Malisheva

Share.