Sezoni i Ligës së Futbollit në Angli mund të përfundojë në 56 ditë kur është i sigurt të rifillojë mes pandemisë së koronavirusit, u janë thënë klubeve.

Por supozohet se ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura.

Një letër dërguar të gjitha 72 klubeve nga kryetari i EFL Rick Parry thoshte që asnjë stërvitje nuk duhet të fillojë deri të paktën 16 maj, përcjell lajmi.net.

EFL tha se ishte me shpresë se sezoni mund të përfundojë gjatë verës, por ende nuk ka asnjë indikacion se kur mund të fillojë përsëri.

Të gjitha 24 ekipet në Championship kishin ende nëntë ndeshje për t’u luajtur kur ligat u pezullua më 13 mars, ndërsa disa klube në League One kanë 12 ndeshje të mbetura.

Por EFL vlerëson se mund të përfundojë të gjitha ndeshjet brenda dy muajve, përfshirë play-off.

Share.