Egzona Hoxhaj është asambleistja e parë grua me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ajo fitoi votat e nevojshme për t’u bërë asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Misioni i 28-vjeçares është të çojë përpara kërkesat e personave me aftësi të kufizuara dhe votuesve të saj.
“Ne si komunitet jo veç në komunën e Prizrenit, po edhe në komuna të tjera gjithmonë kemi pasur diskutime përbrenda komunitetit qe e kemi mëndu që ndryshimet munden me bo brenda institucioneve kur ne jemi të përfshirë drejtpërdrejt”, ka thënë ajo në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Kur ka marrë mandatin e asmblistes thotë se prioritet kishte sigurimin e një objekti për një organizatë në Prizren e cila avokon për të drejtat e personave me distrofi muskulare.