Eileen Devitt së fundmi i është bashkuar ekipit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ajo do të drejtojë misionin e USAID-it në Kosovë, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

“Kam kënaqësinë të mirëpres anëtarin e fundit të lartë në ekipin tonë në Kosovë. Eileen Devitt na bashkohet si drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë. Udhëheqja dhe përvoja e Eileen do të na shërbejnë mirë pasi USAID vazhdon të avancojë zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori në rrjetin social “X”.

Në emër të popullit Amerikan, USAID-i promovon dhe demonstron vlera demokratike jashtë vendit si dhe avancon një botë të lirë, paqësore dhe të prosperueshme. Objektivi i USAID-it është të mbështesë partnerët që të bëhen të vetqëndrueshëm dhe të aftë për t’i udhëhequr rrugëtimet e tyre zhvillimore, duke zvogëluar shtrirjen e konfliktit, parandaluar përhapjen e sëmundjeve pandemike dhe kundërvepruar ndaj nxitësve të dhunës, paqëndrueshmërisë, krimit transnacional dhe kërcënimeve tjera ndaj sigurisë.

USAID-i promovon prosperitetin amerikan përmes investimeve që zgjerojnë tregjet për eksportet e Sh.B.A.-së; krijojnë një fushë të barabartë loje për bizneset e Sh.B.A.-së; dhe mbështesin shoqëri më stabile, të qëndrueshme, dhe demokratike. USAID-i u qëndron pranë njerëzve atëherë kur godasin katastrofat ose shfaqen krizat, si udhëheqësi botëror në ndihmën humanitare.

/TV Malisheva

Share.