30 skuadrat më të vlefshme të futbollit në botë kanë një vlerë mesatare prej 2.17 miliardë dollarësh. Një vit më parë, “Forbes” vlerësoi 20 ekipet, të cilat kishin një vlerësim mesatar prej 2.53 miliardë dollarësh.
Në të kundërt, 20 ekipet më të mira të këtij viti kanë një vlerë mesatare prej 2.89 miliardë dollarësh, shumë kjo 14% më e lartë se ajo e vitit të kaluar.
Real Madridi e zë vendin e parë në listën e skuadrave më të vlefshme të vitit 2023, me një vlerë prej 6.07 miliardë dollarë.
Vendin e dytë e zë Manchester United me vlerë prej 6 miliardë dollarësh, kurse Barcelona dhe Liverpooli zënë vendin e tretë dhe katërt, ku “Blaugranët” vlerësohen afro 5.51 miliardë dollarë, ndërsa “Të Kuqtë” 5.29 miliardë dollarë.
Më poshtë e gjeni listën e plotë të 30 skuadrave më të vlefshme për vitin 2023.
/TV Malisheva