Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Kastrati këtë mbrëmje ka takuar banorët e fshatit Pagarushë, shkruan TV Malisheva.

Kandidati i për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, thotë se ky takim ishte entuziast, ndërsa, sipas tij, banorët e Pagarushës i kanë dhanë fjalën se më 17 tetor do të votojnë në mënyrë masive për Nismën Socialdemokrate, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Pagarusha i tha PO vazhdimit të qeverisjes sonë edhe për 4 vitet e ardhshme

Në takimin tejet entuziast që sonte kishim në Pagarushë, banorët e pranishëm na dhanë fjalën se më 17 tetor do të votojnë në mënyrë masive për Nismën Socialdemokrate.

Voto 119 /TV Malisheva

Share.