Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar fshatin Shkozë, shkruan TV Malisheva.
Kastrati përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë banorët e këtij fshati janë rreshtuar fuqishëm në përkrahje të Nismës.
Ai ka premtuar gjithashtu para banorëve se në mandatin e ardhshëm do të realizohen shumë projekte.
“Në mandatin tonë të ardhshëm do të vazhdojmë të realizojmë projekte të shumta në fshat, gjithnjë sipas prioriteteve të cilat do t’i vendosim ne bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Shkozës”, shkruan Kastrati, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi tij:
Shkoza i tha PO vazhdimit të qeverisjes NISMA në Malishevë
Ishte ndjenjë e veçantë takimi që sonte zhvilluam me banorët e fshatit Shkozë, të cilët janë rreshtuar fuqishëm në përkrahje të Nismës edhe për katër vitet e ardhshme.
Në mandatin tonë të ardhshëm do të vazhdojmë të realizojmë projekte të shumta në fshat, gjithnjë sipas prioriteteve të cilat do t’i vendosim ne bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Shkozës.
#Voto119#PërMalishevënUrbane /TV Malisheva