Kandidati i Nismës Socialdemokratike, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me dy ish- udhëheqësit e komunës së Malishevës, shkruan “TV Malisheva”.

Kastrati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se sot ka zhvilluar një takim me Rexhë Kastratin dhe Daut Krasniqin, ish-udhëheqës të komunës së Malishevës, ku sipas Kastratit këta të fundit përmes rezistencës së tyre ndaj agresionit serb dhe angazhimit të madh në mbrojtje të të drejtave dhe jetës së qytetarëve, u bën shembull dhe model për të tjerët.

Kurse, disa fjalë Kastrati pati edhe për zgjedhjet e 17 tetorit, ku bëri me dije se fitorja e subjektit të tij do të jetë e madhe.

Ja shkrimi i tij:

Sot kisha kënaqësi të takoj dhe bashkëbisedoj nga afër me z. Rexhë Kastrati dhe z. Daut Krasniqi, dy ikonat tona, dy udhëheqësit e komunës së Malishevës, të cilët gjatë viteve të 90-ta, përmes rezistencës së tyre ndaj agresionit serb dhe angazhimit të madh në mbrojtje të të drejtave dhe jetës së qytetarëve, u bën shembull dhe model për tu ndjekur nga përfaqësuesit politikë shqiptarë të asaj kohe dhe gjeneratat më pas.

Fitorja jonë më 17 tetor do të jetë edhe më e fuqishme dhe më e dinjiteteshme kur në mbështetje kemi bacën Rexhë dhe bacën Daut, këto dy personalitete të mëdha, dy figura të dëshmuara dhe shumë të respektuara, dy njerëz të sakrificës, traditës dhe vlerave kombëtare. /TV Malisheva

Share.