Kryetari i Komunëes së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një shkrimi në facebook ka shprehur shqetësimin e tij për shkak të mungesës së energjisë elektrike në komunën e tij.

Ai ka shkruar se Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, po marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, madje me ndërprerje të pakontrolluara dhe pa asnjë njoftim paraprak mbi orarin e reduktimeve. Tutje, ai i ka bërë thirrje KEDS-it që kjo gjë të trajtohet urgjentisht.

”I bëj thirrje kryeministrit, KEDS-it dhe mekanizmave tjerë të nivelit qendror, që shqetësimin e Komunës së Malishevës për këtë trajtim kaq të pa ndershëm që po u bëhet qytetarëve tanë, që edhe në prag të vitit 2024, vetëm komunën tonë po e lenë në terr, të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, ashtu si çdo komunë e Kosovës. Kjo qasje e juaja karshi këtij problemi kaq të madh për qytetarët tanë, është hiç më pak se diskriminim e poshtërim, që Malisheva dhe banorët e saj, historikisht nuk i kanë pranuar, madje as nuk i harrojnë lehtë”, ka shkruar ai.

/TV Malisheva

Share.