Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Kastrati po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

E, përmes një shkrimi në Facebook, Kastrati i Nismës ka prezantuar programin e tij në infrastrukturë, shkruan TV Malisheva.

“Në kuadër të projektit tonë për Malishevën Urbane, kemi planifikuar edhe investime të shumta në infrastrukturë”, shkruan Kastrati, përcjell TV Malisheva.

Share.