Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan TV Malisheva
Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar fshatin Marali.
Madje ai thotë se ky fshat i ka thënë po fitores së Nismës në Malishevë pa balotazh, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Maralia, ndër bastionet tona më të fuqishme i tha PO fitores sonë pa balotazh
Nga banorët e fshatit Marali sonte na u bë një pritje sa madhështore aq edhe emocionale, të cilët njëzëri na dhanë fjalën se më 17 tetor do të jenë unik për të votuar Nismën Socialdemokrate.
Përkrahja e madhe nga Maralia dhe nga çdo fshat e lagje anekënd Malishevës tregon qartë se fitorja jonë do të jetë spektakolare. /TV Malisheva