Maqedonia e Veriut  ka dëbuar diplomatin rus Major Andrey Shevchenko, i cili mbante pozitën e zëvendës atasheut ushtarak në Ambasadën e Federatës Ruse në Shkup.

Ai u dëbua pasi kishte kryer veprime të cilat rrezikonin sigurisë kombëtare të Maqedonisë së Veriut, veprime të cilat bijën në kundërshtim edhe me pozitën e tij diplomatike si dhe Konventën së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Konsullore.

Diplomati rus dyshohej se punonte kundër zbatimit të “Marrëveshjes së Prespës” me Greqinë dhe “Marrëveshjes së Ohrit”, me qëllim të destabilizimit të Maqedonisë së Veriut dhe prishjes së raporteve të mira ndër fqinjësorë të saj me vendet fqinje.

I njëjti dyshohet se ishte i angazhuar edhe në bllokimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, me qëllim rritjen e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut.

Major Andrey Shevchenko në disa aktivitete të Ambasadsës Ruse në Maqedoninë e Veriut

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili ka deklaruar se “Pasi informacioni është i karakterit të besueshëm, nuk mund të hyj në detaje, megjithatë MPJ kur do të merr dokumente dhe informacione të konfirmuara për sjelljen e diplomatëve të huaj që janë në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës do të merr masa për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Kështu që informacioni i për dëbimin e një diplomati rus është i saktë”.

Ky nuk është rasti i vetëm i dëbimit të diplomatëve rus nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë dëbuar për shkak të angazhimeve të tyre flagrante kundër Maqedonisë së Veriut. Në 18 maj të këtij viti, Maqedonia e Veriut kishte dëbuar edhe një tjetër diplomat rus, Vladimir Aleksandrovich Generalov, zyrtar i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse (GRU).

Rusët qenë implikuar edhe në vitin 2017 në Shkup. Atëherë, forcat ekstremiste të së djathtës maqedonase, të udhëhequra nga GRU ruse (Vladimir Filippv) dhe BIA serbe (Goran Zhivalevic), thyen dyert e Parlamentit maqedonas dhe sulmuan me tendencë vrasjeje forcat pro perëndimore shqiptare dhe ato maqedonase të Zoran Zaevit.

Share.