Ditë më parë, futbollisti i njohur nga Kosova, Gentrit Begolli i dha fund aventurës me Llapin.
Sulmuesi i krahut përmes rrjetit social “Facebook” bëri me dije se është larguar nga skuadra që drejtohet prej Tahir Batatinës.
Madje, “divorci” mes Begollit dhe Llapit ndodhi në Antalia të Turqisë, ku klubi llapjan është në përgatitje para fillimit të stinorit pranveror.
Por, 29-vjeçari nuk ka qëndruar duarkryq dhe poashtu në Turqi e ka gjetur “folenë” e re.
Burime mirë të informuara bëjnë me dije se Begolli ka nënshkruar tashmë me kampionen në fuqi të Kosovës, Prishtinën.
Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga Prishtina në faqen zyrtare të klubit.
Ndryshe, Begolli më parë është paraqitur edhe te Flamurtari, teksa karrierën e nisi te grupmoshat e reja të Prishtinës./TV Malisheva