Teksa i ftohti afrohet, familjet në Mbretërinë e Bashkuar po kërkojnë të kursejnë energji kudo që të munden mes krizës së kostos së jetesës.
Por teksa fikja e WiFi-së tuaj mund t’ju kursejë pak para, mund të shkaktojë më shumë probleme afatgjatë.
Ekspertët e fushës u kanë kërkuar familjeve që të mos i fikin ruterat e tyre sado joshëse mund të duket kjo.
Jeff Parsons, redaktor i teknologjisë dhe shkencës në Metro, vuri në dukje se ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familje mesatarishz deri në 20£ në vit.
Megjithatë, ai vazhdoi të shpjegonte: “BT, Sky dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.”
Arsyeja është se fikja dhe ndezja e vazhdueshme e routerit mund t’i indikojë ofruesit tuaj të internetit se lidhja juaj është e paqëndrueshme, raporton LadBible.
BT tha në një deklaratë: “Fikja e vazhdueshme e shpërndarësit e bën linjën të duket e paqëndrueshme, që do të thotë se shpejtësia juaj mund të reduktohet automatikisht për të përmirësuar besueshmërinë e lidhjes suaj me rreze të gjerë.”/joq albania
/TV Malisheva