Kryetari i bashkisë së Lviv, Andrej Sadovij, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Twitter nga sheshi kryesor në qendrën historike të Lviv, përballë bashkisë së qytetit. Fotografia tregon 109 karroca bosh. Për 109 fëmijë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se më shumë se 130 fëmijë janë lënduar dhe se numri mund të jetë edhe më i madh për shkak se është e vështirë të merren informacione nga zonat ku po zhvillohen luftimet.
Ata shtojnë se 439 shkolla u prekën nga sulmet ruse dhe se 63 u shkatërruan plotësisht. Rusia ka mohuar vazhdimisht sulmin ndaj ndërtesave civile, megjithëse një numër ndërtesash civile janë goditur në të gjithë vendin, duke përfshirë shumë blloqe apartamentesh.
“109 fëmijë, 109 fëmijë janë vrarë nga rusët që nga fillimi i pushtimit. Karrocat bosh në shesh simbolizojnë jetën e engjëjve të vegjël. Ata tani po mbrojnë qiellin e Ukrainës”, ka shkruar kryebashkiaku.
/TV Malisheva