Emri i tij, Miliq Minja Shakoviç, është ndër emrat më të njohur mafiozë në Malin e Zi.

Mirëpo, teksa disa atentateve të shkuar i ka mbijetuar, këtë herë ai nuk ia doli, pasi u ekzekutua me breshëri plumbash në mes të natës në qytetin turistik malazez, Budva.

Një person me këmishë të bardhë ka zbrazur karikatorin teksa Shakoviç ishte i ulur në një lokal.

Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, ekzekutori ishte ulur në një tavolinë pranë mafiozit dhe nuk ishte i maskuar.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Shakoviç bënte pjesë në klanin famëkeq “Skaljar” dhe prej kohësh ai ruhej shumë në daljet e tij, për shkak të luftës së gjatë që ka pasur me klanin kundërshtar, “Kavac”.

Milic Minja Shakoviç në dokumentet e policisë konsiderohej si një anëtar i lartë i “klanit mafioz të skaljar”, por edhe drejtues i degës së bandës në Podgoricë, i cili ka qenë disa herë në shënjestër të vrasësve nga klani rival gjatë viteve të fundit.

Ngjarja më e famshme ku ai ishte i përfshirë, ishte atentati i 8 shtatorit 2017, pranë një lavazhi në Podgoricë ku ai po priste të merrte makinën nga lavazhi dhe u me pesë plumba.

Asokohe, Shakoviç arriti t’i mbijetojë plagëve.

Kjo ngjarje e ka trazuar tashmë së tepërmi jetën kriminale të shtetit fqinj, pasi mendohet se një seri ngjarjesh hakmarrëse mund të zënë vend pas vrasjes së Shakoviç.

/TV Malisheva

Share.