Vetëm kur ju shkon mendja te sarmaja, lëngu ju shkon nga goja, ndërkaq ende nuk keni filluar të bëni lakra turshi?
E dini që lakrat turshi mund të arrihen për vetëm 12 orë?
Përbërësit:
– 1 lakër e madhe;
– 3,5 dl uthull të verës së bardhë;
– 3 dl ujë;
– 4 lugë kripë;
– 1 fetë bukë.
Përgatitja:
Hiqjani rrënjën lakrës dhe vendoseni në një enë të thellë. Në vrimën ku ka qenë rrënja qitni 2 lugë kripë.
Bukën copëtojeni në pjesë dhe radhiteni rreth lakrës, ndërsa një pjesë vendoseni mbi kripë.
Qitni sipër ujë të nxehtë në të cilin keni shtuar pjesën e mbetur të kripës. Qitni uthullën, mbulojeni me pjatë dhe lëreni të qëndrojë 8 orë.
Nxirreni lakrën dhe eliminoni gjurmët e bukës së thërrmuar dhe zhvendoseni në një tenxhere të thellë.
Kulloni lëngun, dhe sërish qiteni sipër lakrës dhe zieni 10 minuta në zjarr mesatarisht të fort, që lëngu të vlojë.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Nxirreni nga tenxherja.
Fletët lehtë do të ndahen dhe lakra është e gatshme për sarma. /TV Malisheva