Artisti i njohur, Elgit Doda, është tejet i pëlqyer për të gjitha projektet e tij muzikore.
Ai në rrjete sociale është shumë aktiv, duke sjell të reja nga jeta dhe karriera profesionale.
Por, në një postim të fundit që ka bërë, këngëtari ka zgjedhur që të thumbojë artistët e ri që po hynë në tregun muzikor.
“Është bërë muzika si zyre për punë. Kush po mbetet pa punë, po bënë këngë”, ka shkruar ai në përshkrim.
Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që ai reagon për këngë që vijnë nga artistë të ndryshe.
“Thare” në anën tjetër është kënga e tij e fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /TV Malisheva