Prezantuesja e njohur amerikane, Ellem DeGeneres është duke u akuzuar për bulizëm.
Për të thuhet se ka përdorur fjalë mjaft të rënda ndaj një 11 vjeçarit, ndërsa e ka quajtur ‘të trashë dhe budalla’.
Përpos kësaj, ajo është duke u kritikuar edhe për rrjedhën e punës në emisionin e saj, duke përmendur raste të ndryshme toksike prapa kamerave.
Pas 40 vitesh, Ben Gravolet, ka bërë një sërë akuzash ndaj saj, në të cilat thuhet se Ellen e përqeshte atë për shkak të mbipeshës.
“Unë mezi prisja të shkoja në zyrën e saj, edhe nëse isha i sëmurë. Por, ajo gjithmonë kritikonte peshën time”.
“Kur bëja detyrat e shtëpisë në zyre, ajo më quante budalla, të trashë. Madje kritikonte edhe veshjen time”, shtoi Ben.
Kjo sipas tij kishte shkaktuar probleme në vetëbesimin e tij, pasi ballafaqohej me të njëjtat epitete çdo ditë.
Ben ndër të tjera ka shpjeguar edhe për afërsinë që kishte me Elllen, pasi kjo e fundit punonte në kompaninë e nënës së tij në vitet 1970-ta./Tv Malisheva