Mjeku në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Hetem Elshani, ka thënë se në këtë qendër ka mungesë të stafit mjekësor, përkatësisht të mjekëve, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se kjo qendër është shumë e ngarkuar dhe me mungesë të stafit kun ë një ndrrim janë vetëm dy mjekë ndërsa gjithsej janë dhjetë mjekë.
“Shërbimi familjar është portë hyrëse e të gjitha shërbimeve tjera, ne për momentin jemi me staf në mungesë kemi diku 10 mjekë për momentin, dy specialista dhe mjekët që i kemi në specializim dhe që janë mjekë të përgjithshëm. Për momentin puna kryhet në tri ndërrime, ndërrimi paradite me dy mjekë, ndërrimi i dytë me dy mjekë dhe kujdestaria”, ka thënë Elshani.
Ai ka treguar se në QKMF në Malishevë po punohet pandërprerë dhe me orar të tejzgjatur.
“Domethënë një punë të panderprerë edhe kemi një orar të stërzgjatur” , tha ai. /TV Malisheva