Ju duhen këto përbërës:
– 150 g gjalp i shkrirë
– 450 g sheqer
– 250 g miell
– Vezë
– Ekstrakt vanilje
– Kripë
– Lëng limoni
– Lëkurë e grirë limoni
Përgatitja:
Për përgatitjen e bazës:
Ju duhen: gjalp i shkrirë, miell dhe sheqer. Përzieni masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe e plotë. Më pas, vendoseni në një tavë xhami dhe futeni në furrë për 180 gradë, 20 minuta. (Më pak ose më shumë minuta, në varësi të furrës suaj.)
Ëmbëlsira më e freskët e stinës është me
Ndërkohë që baza po piqet, përgatisni pjesën tjetër:
Ju duhen vezët, miell, sheqer dhe lëkura e 1-2 limonave si dhe lëng limoni. Rrihni bashkë të gjithë përbërësit. Vendoseni përzierjen mbi bazën që përgatitët dhe futeni përsëri tavën në furrë për 15 minuta, 180 gradë.
Ëmbëlsira më e freskët e stinës është me
Mbajini në frigorier për 1-2 orë. Mund t’i spërkasni me sheqer pluhuri në fund, nëse dëshironi. /TV Malisheva