Kjo është një torte e butë me shije karamele, e thjeshtë por ende e shijshme, transmeton TV Malisheva.

Tashmë për të gjithë ata që e duan ëmbëlsirën dhe duan t’i shijojnë të gjitha llojet e saj e dinë vendin ideal. Bardha’s cake është përherë pranë jush duke ju sjellur llojet e fundit, me një kualitet të klasit të parë, në një vend mahnitës.

Për të parë më shumë klikoni linkun:

https://www.facebook.com/bardhascake/photos/?ref=page_internal

Përbërësit e nevojshëm:

5 ve

15 lugë sheqer

15 lugë ujë të nxehtë

12 lugë miell

½ pluhur për pjekje

 

Përbërësit e nevojshëm për fillin:

500 ml qumësht

2 puding me shije karameli

250 gram gjalp

250 gram sheqer pluhur

2 të verdha të vezës

2 të bardha të vezës me 3 lugë sheqer

Përgatitja e pandishpanit:

Merrni vezët së bashku me sheqerin përzieni deri sa të marrë një ngjyrë të verdhë dhe të fryhet. Pastaj shtoni miellin, bajamet e blura dhe pluhurin për pjekje por përzieni në shpejtësinë 1-2 të mikser. Në fund, shtoni ujin e nxehtë dhe përzieni.

Në një kallëp vendoseni përzierjen dhe piqeni në furrë të nxehtë në 200 gradë.  Pas pjekjes lejeni që të ftohet mirë dhe prejeni atë në dy pjesë.

Përgatitja e fillit:

Vendos gjysmën e qumështit të vlim, dhe në gjysmë shpërndajeni pluhurin e budingut.

Kur ju filloj të vloj qumështi, shtoni pudingun dhe përzierjeni intensivisht derisa të trashet. Tërhiqëni atë në anën që të ftohet.

Përzieni gjalpin së bashku me sheqerin pluhur. Shtoni të verdhat e vezës një nga një. Në një enë tjetër, përzieni të bardhat e vezës me sheqerin.

Shtoni pudingun e karamelit në përzierje e gjalpit, bashkohen, pastaj shtoni të bardhat e vezës. Vendoseni fillin në frigorifer për tu ftohur, pastaj është e gatshme për ta bërë torten.

Shënim

Nëse ju nuk i dëshironi që të shtoni vezët e gjalla, atëherë bëni bashkë me pluhurin e karamelit dhe shtoni të qumshti për zierje./TV Malisheva

Share.