Kjo ëmbëlsirë e lehtë do t’iu bëj ta dashuroni që në kafshatën e parë. Ua rekomandojmë!

Ëmbëlsirë me peta dhe portokall mund ta shijoni edhe te Bardha’s cake, e cila tashmë është bërë një ndër vendet më të frekuentuar në qytet.

Nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave ju duhet patjetër ta vizitoni Bardha’s cake, pasiqë ëmbëlsirat e këtij vendi janë të njohura për ngrohtësinë dhe ndjenjën nostalgjike që ofrojnë.

Ëmbëltoren Bardha’s cake mund ta ndiqni edhe në faqen e tyre në “Facebook”.

Ky është linku i plotë:

https://www.facebook.com/bardhascake/photos/?ref=page_internal

Përbërsitë:
4 kokrra vezë
1 gotë sheqer
1 gotë salcë kosi
1 pako pluhur pjekës
1 pako sheqer vanilje
Lëkura e 2 portokallëve

250 ml lëng portokalli
1 gotë vaj ulliri
1 pako peta të holla

Shërbeti:
2 ½ gota sheqer
1 gotë ujë, lëkurë limoni
1 gotë lëng portokalli

Fillimisht petët i palosim siç janë në kuti dhe i presim në rripa 2 cm. I vendosim më pas petët në furrë në temperaturën 70 gradë Ceslius të thahen. Në një tas vendosim vezët e plota të bardha dhe të verdha së bashku, shtojmë sheqerin dhe i rrahim derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Më pas shtojmë salcën e kosit duke vazhduar trazimin. Shtojmë pluhurin pjekës, sheqerin vanilje dhe lëkurën e portokallit të grirë hollë. Vazhdojmë përzierjen duke shtuar më pas lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit. Në fund shtojmë rripat e petëve një e nga një, i trazojmë dhe i lemë derisa të përthithin kremin e përgatitur. Lyejmë tavën me pak vaj dhe vendosim ëmbëlsirën duke e niveluar mirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 50 minuta. Ndërkohë përgatisim shërbetin duke tretur në një gotë ujë dhe një gotë lëng portokalli 2 ½ gotë sheqer. Vendosim dhe një copë lëkurë limoni dhe e lemë shërbetin të marrë valë. Pasi e nxjerrim ëmbëlsirën nga furra e lemë të bie pak temperatura dhe të vaket dhe më pas e shërbetosim. Pasi të jetë përthithur mirë shërbeti e presim ëmbëlsirën dhe e shërbejmë./TV Malisheva

Share.