Përgatitet thjesht, ndërsa shija është këndshme dhe jashtëzakonisht e shijshme
Përbërësit:
Për bazë:
– 1 lëng portokalli;
– lëvore të një portokalli;
– 125 g gjalpë;
– 2 vezë;
– ½ filxhani qumësht;
– 1 filxhan sheqer;
– 1 filxhan grizë;
– 1 filxhan miell;
– pluhur për ëmbëlsira;
Për fill:
– 100 ml ujë;
– ½ filxhani sheqer;
– 1 lëng portokalli.
Përgatitja:
Shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe tundini deri sa të bëhen shkumë.
Shtoni vezët, lëngun e një portokalli, qumështin, grizin, pluhurin e ëmbëlsirave, dhe miellin.
Të gjitha tundni.
Gërryeni lëvoren e një portokalli dhe e shtoni në tretje. Tretjen derdheni në kallpë të bërë me vaj dhe miell.
Piqni në furrë 25 minuta në 200 gradë celsius.
Bëni fillin.
Shtoni në tenxhere ujë dhe lëngun e portokallit, si edhe sheqerin dhe përzieni.
Kur të jetë gati ëmbëlsira, ftoheni pak dhe qitni sipër fillin./ Tv Malisheva