Ky desert askënd nuk do ta lërë indiferent, ndërkaq përgatitja është më se e thjeshtë

Nevojiten:

▪ 1 kg patate,
▪ 250 g gjalpë,
▪ 250 g sheqer pluhur,
▪ 2 qese sheqer vaniljeje,
▪ 10 copa galete,
▪ 250 g lajthia të bluara,
▪ 150 g çokollatë për zierje,
▪ 1–2 lugë rum,
▪ 1 qese krem.

Përgatitja:

Patatet zieni, pasi të zihen shtypni dhe bëni pure. Lini të ftohen, por jo krejtësisht. Ndërkohë, tundni gjalpin e shkumëzuar me sheqer.

Galetat bluani, çokollatën grijeni në rende.

Në patate përzieni gjalpin e tundur me sheqer dhe shtoni galetat e bluara dhe rumin.

Masën ndajeni në dy pjesë. Në njërën pjesë shton lajthitë e bluara, ndërsa në të dytën çokollatën e grirë në rende.

Në kallëpin për tortë tëhollojeni pjesën e parë të çokollatës, pastaj pjesën me lajthi dhe sipër kremin. Qitni sipër çokollatën e grirë në rende. /TV Malisheva

Share.